Ndalimi i privatizimit në veri, 74 asete shoqërore menaxhohen nga serbët

1 javë më parë

Ndalimi i privatizimit në veri, 74 asete shoqërore menaxhohen nga serbët

Vendimi i Qeverisë së Kosovës që të gjitha pronat shoqërore të cilat menaxhohen nga AKP-ja t’u kthehen komunave veriore, si dhe vendimi që 30 komunave të Kosovës t’u barten pronat në menaxhim nga AKP-ja me qëllim të realizimit të interesit publik është duke u zbatuar vetëm në veri të Kosovës.

Me këtë vendim 74 asete shoqërore janë tërhequr nga privatizimi dhe ato kanë mbetur pa u privatizuar, ndonëse edhe privatizimi i disa prej tyre është shoqëruar me vështirësi të mëdha.

Ndërkohë, Serbia privatizon “Kosmet Prevoz”-in (“Kosovatransin”) në veri, shkruan sot Zëri.