Ndahet nga jeta ‘Rene’, aktori i njohur i serisë komike ‘Allo, Allo’

3 vite më parë

Ndahet nga jeta ‘Rene’, aktori i njohur i serisë komike ‘Allo, Allo’

Aktori Gorden Kaye ka ndërruar jetë në moshë 75-vjeçare. Lajmin e ka konfirmuar për BBC, ish-përfaqësuesi i tij.

I njohur më së shumti për rolin e tij në serinë komike, “’Allo, Allo!”, ai ka vdekur në një azil pleqsh.

Në serialin e njohur, Kaye ka luajtur rolin e pronarit të kafenesë në të gjitha 84 episodet.

Njëherësh, ai e ka luajtur rolin e ‘Rene’ në 1200 paraqitje skenike të shfaqjes së bazuar në periudhën e Luftës së Dytë Botërore, në Francën e okupuar nga Gjermania.

Aktori u rikthye në rolin e ‘Rene’ në një episod të vetëm televiziv të “’Allo ‘Allo!” në vitin 2007.

Roli i fundit i Gorden ishte në serialin e BBC, “Revolver”, në vitin 2014.