Ndahet nga jeta aktorja e njohur dhe gruaja e John Travoltës

4 javë më parë

Ndahet nga jeta aktorja e njohur dhe gruaja e John Travoltës

Kelly Preston, aktorja dhe gruaja e John Travoltës, ka vdekur në moshën 57 vjeç.

Lajmin e trishtë e njoftoi Travolta në Instagram: “Gruaja ime e bukur Kelly ka humbur betejën e saj dy-vjeçare me kancerin e gjirit. Ajo luftoi një luftë kurajoze me dashurinë dhe mbështetjen e kaq shumë njerëzve.”

Çifti ishte martuar prej gati 29 vitesh.

Në postimin e tij, Travolta falënderoi punonjësit e shëndetit që ishin kujdesur për gruan e tij “si dhe shumë miq dhe të dashur të saj që kanë qenë pranë saj”.

“Do të marr ca kohë për të qenë atje për fëmijët e mi që kanë humbur nënën e tyre, kështu që më falni paraprakisht nëse nuk dëgjoni për ne për disa kohë. Por do të ndjejmë dashurinë tuaj ndërsa shërohemi”.

Djali i çiftit Jett Travolta vdiq në moshën 16 vjeçar në janar të vitit 2009 gjatë pushimeve familjare në Bahamas, raporton BBC.

Ai u gjet i vdekur në janar 2019 pasi pësoi një krizë dhe goditi kokën në vaskë në shtëpinë e tyre në Bahamas.

Ata kanë dy fëmijë të tjerë, Ella Bleu dhe Benjamin.

Karriera e aktrimit të Preston përfshiu roley në “Twins”, “From Dusk Till Daën”, “Jerry Maguire” dhe “The Cat in the Hat”.

Ajo gjithashtu bashkëpunoi me burrin e saj në “Gotti”.