Ndahen çmimet e edicionit të 67-të të Berlinales
3 vite më parëNdahen çmimet e edicionit të 67-të të Berlinales
Ghost Hunting me regji nga Raed Andoni u zgjodh dokumentari më i mirë.
Ka qenë pikërisht sonte dita e fundit e këtij edicioni të Festivalit prestigjioz të Filmit në Berlin.
Berlinalja erdhi në fundin e saj duke ndarë çmimet për më të mirët.
Ariu i Artë për filmin më të mirë shkoi për On Body and Soul nga Ildiko Enyedi, ndërsa Ariu i Argjendtë për Felicity nga Alain Gomis.
Aktorja më e mirë u zgjodh Kim Min Hee për rolin e saj në On the Beach at Night Alone ndërsa aktori më i mirë i festivalit u zgjodh Georg Friedrich për Bright Nights.
Ghost Hunting me regji nga Raed Andoni u zgjodh dokumentari më i mirë.
Filmi I am Not Your Negro morri çmimin Panorama Dokumente 2017, pasuar nga filmi Chavela.
Juria ndërkombëtare e këtij edicioni u përbë nga Paul Verhoeven, Dora Fourati, Olafur Eliasson, Julia Jentsch, Maggie Gyllenhaal, Diego Luna dhe Wang Quan`an./ KultPlus.com