Nasim Haradinaj ia kthen Fisnik Ismailit, e quan budalla

3 muaj më parë

Nasim Haradinaj ia kthen Fisnik Ismailit, e quan budalla

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj dhe deputeti i PSD-së, Fisnik Ismaili, nuk i kanë ndalur ofendimet e akuzat që tash e dy ditë. Haradinaj e Ismaili i kanë reaguar njëri-tjetrit lidhur me luftën që është bërë në Koshare.

Pak minuta më parë në reagimin e tij të fundit deputeti i PSD-së, Fisnik Ismaili e ka quajtur kafshë shtëpiake Nasim Haradinajn.

E nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, i ftuar në DPT te Fidani në T7 i është kundërpërgjigjur Ismailit, duke thënë se Ismaili duhet të tregoj se kur ka hyre në luftë.

“ Nuk e kam problem që të merrem me mendime të budallenjve. Çdo vlerësim i budallenjve për mu nuk është shumë i rëndësishëm. Ai si budalla mund të thotë çka do që dojë” .

Ai thotë se Ismaili as nuk e ka ditur se kënd e ka pasur komandat.

“ Pra, unë po tregojë se unë kam qenë komandant atje. Unë jam ai që kam folur në radiolidhje”

“ Unë kam përvojë mbi 12 vjet në luftë. Kush është ai të me tregoi mua se a di të punojë me radiolidhje apo jo”.

Haradinaj thotë këto akuza po bëhen pasi lufta e Koshares nuk është sqaruar kurrë.

“ Jo pa qëllim kam dalë në kundërshtime për fjalët që po thuhet për Koshare”.

Haradinaj ka thënë se nuk ka pasur asnjë problem me FARK’un.

“ Le të flet ai (Fisnik Ismaili) për FARK’un dhe problemet që i ka pasur më ta. Unë nuk kam qenë i indoktrinuar në FARK”.