NASA zbulon dizajnet e shtëpive për banim në Mars

3 javë më parë

NASA zbulon dizajnet e shtëpive për banim në Mars

Duket se projekti i madh për popullimin e planetit të kuq janë tejet serioze, aq sa NASA ka zbuluar dizajnet kryesore, mbi të cilat pretendohet se mund të ndërtohen shtëpitë në Mars.

Agjencia amerikane e Hapësirës caktoi 3 finalistët kryesorë për sfidën e habitatit të printuar në 3D.

Sfida nisi në vitin 2015 mes ekipeve që konkurronin se kush do të krijonte shtëpitë më të përshtatshme për në Hënë, në Mars, e ndoshta edhe përtej.

Secili prej modeleve është vlerësuar si në aspektin arkitekturor, ashtu në atë estetik e për qëndrueshmërinë e strukturës, por edhe tipare të tjera.

Një ekip nga New Yorku, “SEArch+/Apis Cor” fitoi vendin e parë për strukturën e tij unike të spërdredhur, e cila vjen me disa vrima të vogla që lejojnë hyrjen e dritës natyrale.
Rivalët e tyre, “Zoperhous” pretendojnë se strukturat modulare që ata kanë krijuar mund të printohen edhe nga një sondë autonome.Ndërsa “Inkubatori i Marsit”, një grup inxhinierësh dhe artistësh prezantoi një dizajn të përbërë nga 4 hapësira të dallueshme, përfshirë një që shërben për të rritur bimë.

Sipas CNN raundi i ardhshëm dhe final do të zhvillohet në muajin maj të këtij viti./shekulli