NASA zbarkon në Mars, publikon imazhin e parë nga atje
2 javë më parëNASA zbarkon në Mars, publikon imazhin e parë nga atje
Agjencia Amerikane e Hapësirës, NASA, ka zbuluar fotografitë e para të marra nga roveri i saj Perseverance në planetin Mars.
Imazhet tregojnë sipërfaqen e planetit të kuq, duke konfirmuar që roveri, një pajisje për eksplorimin e sipërfaqes planetare, ishte ulur në gjendje të sigurt dhe mundi të jepte informacionin se ku kishte rënë.
Imazhi i parë tregoi horizontin, si dhe sipërfaqen para roverit. Ai gjithashtu tregon vetë roverin, si një hije në pjesën e përparme të fotografisë.
Roveri me gjashtë rrota, më i madhi dhe më i avancuari i NASA-s, ateroi të enjten, pas një udhëtimi shtatëmujor, prej 470 milionë kilometrash nga Toka.