NASA dërgon helikopter në Mars (VIDEO)

7 muaj më parë

NASA dërgon helikopter në Mars (VIDEO)

NASA po dërgon një helikopter në planetin e kuq, duke iu bashkuar robotit të këtij planeti që pritet të hyjë në punë në vitin 2020.

Nga agjencia amerikane e hapësirës thonë se “ideja e një helikopteri që fluturon qiellin e një planeti tjetër është tronditëse”.

Për të, shkencëtarëve u janë dashur  katër vjet për ta bërë gati, ndërsa peshon vetëm 1.8 kg dhe kthetrat e tij sillen 10 herë më shpejt se një helikopter standard në Tokë.