Muzika tradicionale shqiptare prezentohet në Amerikë (Video)

3 vite më parë

Muzika tradicionale shqiptare prezentohet në Amerikë (Video)

Shqipëria u përfaqësua në evenimentin e “Clark University Gala” nga studentë amerikan dhe shqiptarë.

Performanca e tyre përfshin muzikë nga Vallja e Rugovës dhe këngën “Shqip Dance” koreografinë e të cilës e ka realizuar Iva Hoxha.

Vetë koreografja Iva Hoxha në fillim të kësaj pikë ka treguar sesi ajo ka migruar në Amerikë kur ka qenë 15-të vjeçare dhe se ka filluar që të mësojë vallëzimi nga gjyshi i saj, diçka që kishte qenë e vështirë për të dhe që ajo e ka konsideruar si të dalë nga moda, shkruan kultplus.

“Nuk e dija anglishten kur kam ardhur në Amerikë prandaj mënyra ime e komunikimit me njerëzit ka qenë përmes vallëzimit”, ka tregua Hoxha duke theksuar se pikëpamja e saj mbi vallëzimin tradicional kanë ndryshuar dhe është krenare që këtë kulturë po shfaqë para publikut.