Mustafi i kërkon falje publike ekipit dhe Luiz-it (FOTO)

3 muaj më parë

Mustafi i kërkon falje publike ekipit dhe Luiz-it (FOTO)

Futbollisti shqiptar i cili luan në Arsenal ka kërkuar familje publike për ndeshjen që u zhvillua mbrëmë kundër Chelseas.

Mustafi nëpërmjet një postimi në Facebook mes tjerash i ka kërkuar falje edhe lojtarit David Luiz, si dhe ka thënë se skuadra e tij nuk dorëzohet dhe se do të qëndrojnë të bashkuar, njofton Klan Kosova.

“Jam absolutisht i lumtur dhe krenar që kam një skuadër kaq të shkëlqyeshme që luftoi me mua të gjitha 90 minutat pas gabimit tim që jo vetëm që shkaktoi golin e parë, por gjithashtu dërgoj David Luiz (Na vjen keq, David!). Asnjëherë nuk heqim dorë, luftojmë me pasion dhe qëndrojmë së bashku!  Faleminderit #Gunners  # SM20”, ka shkruar Mustafi.