Mustafa thotë se do i sabotojnë kandidatët që s’heqin dorë nga vendosja e posterëve

3 vite më parë

Mustafa thotë se do i sabotojnë kandidatët që s’heqin dorë nga vendosja e posterëve

Një vendim i LDK-së, i bërë publik nga kryetari Isa Mustafa, për heqjen dorë nga vendosja e posterëve në këtë fushatë zgjedhore, duket se nuk është respektuar nga të gjithë që po garojnë nën siglën e LDK-së, prandaj Mustafa u ka bërë me dije se do të ketë pasoja për ta.

Sic ka shkruar Mustafa në Facebook, të gjithë ata që nuk e respektojnë këtë rregull do të sabotohen nga partia.

“LDK do të publikojë emrat e atyre që nuk respektojnë heqjen dorë nga posterët, që dëmtojnë ambientin dhe buxhetin e partisë”, shkruan Mustafa.

“Do të kërkojmë që dënimet t’i paguajnë ata që thyejnë rregullat dhe se nuk do të kërkojmë votë për ata/ato nga qytetarët dhe anëtarësia e LDK-së”.