Mustafa siguron rritje ekonomike 5%, shqetësohet nga korrupsioni

3 vite më parë

Mustafa siguron rritje ekonomike 5%, shqetësohet nga korrupsioni

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa beson se rritja ekonomike në vend në vitin 2017 do të jetë së paku 5%.

Këtë bindje, ai e ka shprehur në konferencën “Ambienti i Biznesit 2017”, ku po prezantohen planet e Qeverisë për zhvillimin e sektorit privat.

Në këtë konferencë të organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, shefi i Qeverisë ka thënë se Kosova qëndron më mirë se vendet e tjera krahasuar me hapjen e bizneseve të reja.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, sipas tij janë hapur 10.549 biznese, shumica e të cilave në projekte të bujqësisë dhe teknologjisë informative, shkruan AktivPress.

Ai nuk e ka lënë pa e përmendur as shuarjen e bizneseve gjatë të njëjtës periudhë kohore. Ndonëse ky numër ka dal të jetë 2379, sipas kryeministrit, nëse shprehet në përqindje, është dukshëm më i vogël se i vendeve në rajon e më gjerë.

Si telash, kryeministri ka përmendur korrupsionin, prandaj ka apeluar që kushdo që ka njohuri për këtë fenomen ta denoncoj atë./AktivPress