Mustafa: Pika kufitare, rezultat i dialogut

4 vite më parë

Mustafa: Pika kufitare, rezultat i dialogut

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa tha se gurthemeli i pikës kufitare në Merdare është rezultat drejtpërdrejt i dialogut me Serbinë.

“Kjo është dëshmi që përmes dialogut t’i zgjidhim të gjitha problemet me fqinjët tonë. Falënderojmë Bashkimin Evropian  për mbështetjen e këtij projekti”, tha Mustafa.

Të pranishëm në ceremoninë e vënies së gurthemelimit ishin edhe presidenti Hashim Thaçi dhe ministrja për Dialog, Edita Tahiri e zyrtarë të tjerë./Aktivpress