Mustafa: Me VV-në kemi mospajtime për ekonominë, Presidenti s’është temë

6 ditë më parë

Mustafa: Me VV-në kemi mospajtime për ekonominë, Presidenti s’është temë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa tha se me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) kanë arritur të dakordohen për pjesën më të madhe të programit qeverisës.

“Ne sot në mbledhje të kryesisë u informuam nga ekipi ynë në lidhje me rrjedhën e dialogut ose bisedat që po zhvillohen me VV-në. Kryesia ka vlerësuar se ekipi ynë ka bërë një punë të shkëlqyer së bashku me LVV dhe vlerësojmë që është arritur mjaft shumë si në arsim, shëndetësi, në siguri dhe në sundimin e ligjit. Po ashtu janë arritur pajtime të një niveli të kënaqshëm dhe në mënyrën se sa në ministri do të funksionojë qeveria. Ndërsa në pikëpamja të ketë më shumë kursime se sa qeveria e kaluar sa i përket ministrave dhe zv. ministrave. Ekipi ynë të vazhdojë edhe më tutje në harmonizimin e çështjeve dhe po ashtu të zgjidhet edhe çështja në pikat që nuk kemi gjetur pajtueshmëri. Do të vazhdojë pas certifikimit të rezultateve. Ne llogarisim që në ndarjen e përgjegjësive duhet të hynë të gjitha pozitat që do të jenë aktualë në qeverisjen 4 vjeçare dhe të zotohemi bashkë që do t’i përmbahemi vendimeve”.

Mustafa tha se kemi disa mospajtime me VV-në sa i përket ekonomisë.

“Janë disa çështje të ekonomisë që kanë të bëjnë dhe shfrytëzimit të mjeteve nga privatizimi, ka përfarim të tatimeve dhe si të trajtohen ato që të ruhet fuqia buxhetore , të çështjet sociale ka disa dallime. Ne do ta pranojmë që kryeministrin ta ketë partia që del e para dhe ne i përmbahemi këtyre parimeve”, tha Mustafa, raporton Ekonomia Online.