Mustafa e kujton Ukë Bytyçin si lider i përmasave kombëtare

3 vite më parë

Mustafa e kujton Ukë Bytyçin si lider i përmasave kombëtare

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka kujtuar Ukë Bytyçin i cili është vrarë para 15 vjetësh, në zgjedhjet lokale.

Mustafa ka thënë se Bytyçi është simbol i Suharekës dhe themelues i LDK-së i cili do të vazhdojë të nderohet.

Ja çka shkruan Mustafa në Facebook!

Të dashur qytetarë,

Para 15 vjetësh, pas fitores plebishitare në zgjedhjet lokale, u vra pabesisht burri i madh i Suharekës, lideri i përmasave kombëtare, Ukë Bytyçi.

Uka jetoi me nderë dhe luftoi e fitoi me dinjitet të gjitha betejat kombëtare e politike.

LDK-ja dhe qytetarët e vendit do ta përkujtojnë dhe nderojnë përherë simbolin e Suharekës, themeluesin e LDK-së dhe luftëtarin e lirisë, Ukë Bytyçi.

Lavdi jetës dhe veprës së Ukë Bytyçit!