Musliu: Policia u sfidua në Podujevë, s’ka moral që të shqiptojë dënime nesër

2 muaj më parë

Musliu: Policia u sfidua në Podujevë, s’ka moral që të shqiptojë dënime nesër

Deputetja e PDK’së Ganimete Musliu thotë se policia e Kosovës është sfiduar sonte në Podujevë. Në Llap sonte kishte festë pasi u mbajtën zgjedhjet për kryetar të komunës.

I pari i VV’së Albin Kurti u pa duke folur para shumë simpatizantëve në një kohë kur nuk lejohen tubimet e tilla për shkak të Covid-19.

“Policia e Kosovës u sfidua sonte ne Podujeve.”, shkroi Musliu në Facebook.

“Cfar morali ka neser Policia e Kosoves t’ju shqiptoj denime qytetareve per mos respektim të masave anti covid pas pamjeve te transmetuara nga Podujeva???”, shtoi ajo.

Shpejtim Bulliqi i VV’së u shpall sonte fitues i zgjedhjeve në Podujevë.

Ndërkohë po sot Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në vend njoftoi për 16 qytetarë të vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit.