Muriqi top golashënuesi i Kombëtarës së Kosovës

1 javë më parë

Muriqi top golashënuesi i Kombëtarës së Kosovës

Vedat Muriqi dje ishte një nga lojtarët më të mirë të Kosovës në humbjen 5-3 në duel ndaj Anglisë.

Dy asistime e një gol ishte bilanci i Muriqit ndaj gjigantëve anglez.

25 vjeçari numëron dy gola dhe tre asistime në katër ndeshje të Euro 2020.

Goli i djeshëm i Muriqit ishte i shtati në fanellën e Kosovës.

Tashmë sulmuesi nga Prizreni ka barazuar Arbër Zenelin në listën e top-shënuesve në Kombëtaren e Kosovës.

Muriqi e Zeneli kryesojnë listën e top-shënuesve të Kosovës, i pari këtë shifër e arriti në 22 takime kurse i dyti në 18 takime.

Ndërsa pas dyshes së lartë cekur vijnë, Milot Rashica, Amir Rrahmani e Elbasan Rashani me nga katër gola të shënuar.

Kurse me tre gola pasojnë lojtarët si Valon Berisha, Benjamin Kololli dhe Albert Bunjaku.