Muriqi sulmuesi i tretë më i shtrenjtë në histori të Lazios

1 muaj më parë

Muriqi sulmuesi i tretë më i shtrenjtë në histori të Lazios

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, gjatë ditës se djeshme ka kompletuar transferimin te Lazio në Serie A.

Transferimi i tij klubit romak i kushtoi 18 milionë euro, plus dy milionë bonuse, transmeton Klan Kosova.

Kjo ka bërë që 26 vjeçari të bëhet futbollisti i tretë i repartit ofanziv më i shtrenjtë në histori të Lazios.

Para Muriqit janë vetëm sulmuesit, Hernan Crespo (56.8 milionë) dhe Christian Vieri (28.4 milionë).

Muriqi është pjesë e Kombëtares së Kosovës në futboll, por që mungoi në gurumbullimin e fundit në ndeshjet ndaj Moldavisë dhe Greqisë, si shkak i një lëndimi.