Muriqi pritet të jetë titullar ndaj Brugges

4 javë më parë

Muriqi pritet të jetë titullar ndaj Brugges

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi pritet të jetë titullar te skuadra e Lazios që do të përballet me Club Bruggen në kuadër të Ligës së Kampionëve, ka njoftuar të martën “Gazzetta dello Sport”.

Në fakt, ishte trajneri i Lazios, Simone Inzaghi që nuk e ka përjashtuar mundësinë e aktivizimit të Muriqit prej minutës së parë në këtë përbërje. Dueli mes Brugget dhe Lazios, zhvillohet nesër prej orës 21:00 dhe i takon Grupit F.

“Në sulm e kam Muriqin, Caicedon dhe Correan, kështu që do të shohim se cili do të luajë prej minutës së parë”, ka thënë Inzaghi. Lazio ndaj Brugges pritet të jetë pa sulmuesin Ciro Immobile dhe disa lojtarë tjerë që dyshohet se janë prekur me koronavirus.