Muriqi: “Ju lutem, izolohuni – së bashku do ta kalojmë edhe këtë situatë”

2 muaj më parë

Muriqi: “Ju lutem, izolohuni – së bashku do ta kalojmë edhe këtë situatë”

Edhe Vedat Muriqi kërkon nga qytetarët që t’i zbatojnë rregullat dhe të qëndrojnë në shtëpi në këto ditë krize kur koronavirusi ka pushtuar gjithë botën.

Për shkak të COVID-19, virusit vdekjeprurës, tashmë e konfirmuar si pandemi, e gjithë bota është paralizuar dhe po lufton me forcat e saj për ta mposhtur armikun e padukshëm që po infekton qindra mijëra dhe ka marrë jetën e mijëra personave nëpër botë, raporton Express.

Të izoluar natyrisht janë edhe futbollistët, aktiviteti është ndërprerë tashmë.

Nga karantina ku po qëndron, i radhës që ka dërguar një mesazh është sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi.

Ai ka kërkuar që qytetarët t’i zbatojnë rregullat dhe të izolohen nëpër shtëpitë e tyre në mënyrë që të kalojë më shpejt kjo që ka paralizuar botën.

Mesazhi i Vedat Muriqit:

Vedat Muriqi me mesazh per shqiptaret: Izolohuni!

Mesazhi i Vedat Muriqit nga karantina, për shkak te koronavirusit qe ka paralizuar gjithë botën:“Ju lutem, izoloheni – së bashku do ta kalojmë edhe këtë situatë”

Gepostet von Gazeta Express Sport am Freitag, 27. März 2020