Muriqi i siguron pikët e plota Fenerbahçes

4 javë më parë

Muriqi i siguron pikët e plota Fenerbahçes

Vedat Muriqi ka vazhduar me formën e tij të lartë në Superligën turke.

Ai ishte edhe sot vendimtar në fitoren e Fenerbahçes ndaj Ankaragucut, duke bërë një asistim dhe duke shënuar golin e fitores, transmeton Koha.net.

Orgill i dha epërsinë ekipit mysafir në minutën e 16.

Por, vendasit barazuan përmes Jorgensenit që shënoi pas asistimit nga Muriqi në minutën e 20.

E në pjesën e dytë ishte pikërisht Muriqi ai që shënoi golin e fitores në minutën e73 pas asistimit nga Kruse.

Muriqi është golashënuesi i dytë më i mirë në ligë aktualisht me 3 gola e një asistim në pesë ndeshje të zhvilluara.

Me këtë fitore Fenerbahçe mban vendin e dytë me 10 pikë.