Muriqi debuton me fitore në Champions League

1 muaj më parë

Muriqi debuton me fitore në Champions League

Lazio ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Champions League duke mposhtur Borussia Dortmundin me rezultat 3 me 1.

Romakët kaluan në epërsi në minutën e 6-të me Ciro Immobile.

Skuadra italiane e dyfishoi epërsinë në minutën e 23-të me autogolin e Marvin Hitz.

Gjermanët krejt çka arritën të bëjnë është shënimi i golit të nderit me norvegjezin Erling Braut Haaland.

Jean-Daniel Akpa-Akpro e vulosi fitoren e Lazio në minutën e 76-të.

Në këtë ndeshje debutoi edhe sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi.

Muriqi hyri në minutën e 67-të në vend të sulmuesit italian Ciro Immobile.