Mund të doktoroni duke studiuar ‘heavy metal’

2 javë më parë

Mund të doktoroni duke studiuar ‘heavy metal’

Universiteti i Newcastle në Australi ofron mundësinë për të doktoruar duke studiuar në zhanrin muzikor “heavy metal”.

Kjo bursë në vlerë prej 19 mijë e 300 dollarësh në vit iu jepet dy studentëve apo një studenti ndërkombëtar në mënyrë që t’i studiojnë “gjeografitë shoqërore “ku mes tjerash është i përfshirë edhe heavy metal”.

Përshkrimi i këtij kursi e përmend që Australia është gjeografikisht larg nga zemra e kulturës heavy metal, që është Mbretëria e Bashkuar, mirëpo shkaku i lidhjes historike dhe kulturore me ta, Australia ka prodhuar një numër bendesh me nam.

Ata duhet studiuar se çfarë tema shtjellojnë tekstet e bendeve metal të Australisë, dhe se a janë kulturalisht dhe gjeografikisht unike për këtë kontinent, si dhe cila është lidhja mes evoluimit kultural dhe kolonializmit në Australi.