Mufaku: Afganistani është bërë ngarkesë për SHBA-të

2 muaj më parë

Mufaku: Afganistani është bërë ngarkesë për SHBA-të

Tërheqja e trupave ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas gati dy dekada të angazhimit në Afganistan ka bërë që forcat talebane ta marrin kontrollin e këtij vendi.

Kjo ngjarje dramatike është përcjell me interesim të veçantë nga ana e opinionit.

Për faktin se SHBA-të kanë investuar shuma të mëdha të mëdha financiare në krijimin e sigurisë.

Sipas profesorit të historisë së Lindjes së Mesme Muhamet Mufaku, tha se Afganistani është bërë ngarkesë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mufaku në emisionin Info Magazine në Klan Kosova tha se orientimi i politikës së jashtme amerikane është tërheqja graduale e ushtrisë në konfliktet lokale dhe rajonale.

“Vërtetë Afganistani është bërë ngarkesë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kemi një orientim të qartë në politikën e jashtme amerikane prej kohës së presidentit Obama. Me fjalë të tjera tërheqjen graduale prej angazhimit të ushtrisë amerikane në këto konflikte lokale, rajonale”.

Ai theksoi se tani sfida reale e SHBA-ve është Kina.

“Qysh nga viti 2015-të është paraqitur orientimi se sfida e Shteteve të Bashkuara të Amerikës tani është Kina. Dhe me të vërtetë është dëshmuar se Kina është sfidë politike dhe ekonomike për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.