MTI ka pranuar 35 kërkesa për statusin e investitorit strategjik

2 muaj më parë

MTI ka pranuar 35 kërkesa për statusin e investitorit strategjik

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi ka njoftuar kabinetin qeveritar për zbatimin e Ligjit për Investime Strategjike.

Sipas tij, nga muaji shkurt i vitit 2018 deri në muajin nëntor në ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë janë pranuar 35 kërkesa për statusin e investitorit strategjik.

Ai ka sqaruar se prej tyre 21 aplikime janë në fushën e sektorit energjetik, 7 në fushën e turizmit, 1 në sektorin e transportit dhe telekomunikacionit, 1 në sektorin e shëndetësisë dhe 5 në sektorin e bujqësisë dhe ushqimi, raporton Ekonomia Online.

Minisitri shtoi se procesi i zbatimit të Ligjit për Investime Strategjike është një proces kompleks dhe kërkon angazhim, seriozitet dhe përkushtim nga Qeveria e Republikës së Kosovës me qëllim që të akomodojë secilin aplikim për statusin e investitorit strategjik potencial në Republikën e Kosovës.