MTI dhe CiviKos, marrëveshje bashkëpunimi

4 vite më parë

MTI dhe CiviKos, marrëveshje bashkëpunimi

Ministria e Tregtisë dhe platforma CiviKos, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me procedurat e prokurimit publik, mbrojtës se konsumatorëve si dhe infrastrukturës së cilësisë.

Ministrja Hykmete Bajrami theksoi se kjo marrëveshje është e rëndësishme dhe hap rrugën që MTI të mundësoi përfshirjen e shoqërisë civile në zhvillimin e legjislacionit brenda fushëveprimit të MTI-së, monitorimin e zbatimit të legjislacionit, që ndërlidhet me vëzhgimin e procedurave të prokurimit, mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit, si dhe infrastrukturën e cilësisë, duke siguruar transparencë të plotë gjatë gjithë procesit si dhe llogaridhënie me rastin e zbatimit të përgjegjësive ligjore që bien në kompetencë të MTI-së.

Më tej, ajo theksoi se, përfshirja e shoqërisë civile në monitorimin e aktiviteteve të lartpërmendura është e rëndësishme për të siguruar qeverisje të mirë dhe ofrim të shërbimeve efektive dhe të qëndrueshme për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Në anën tjetër, Valdete Idrizi, Drejtore Ekzekutive në Platformën CiviKos, theksoi se: “Nënshkrimi i kësaj marrëveshje është një kontribut direkt i zbatimit të Strategjisë së bashkëpunimit në mes të Institucioneve të administratës shtetërore në njërën anë dhe shoqërisë civile në anën tjetër. Po ashtu znj. Idrizi theksoi se, me vite sektori i shoqërisë civile ka qenë i zëshëm në kërkimin e transparencës. Ne jemi të interesuar të avancojmë bashkëpunimin me institucionet ne mënyrë që të rrisim edhe besimin e qytetarëve te institucionet publike.”/AktivPress