MSh tregon sa shtretër janë në dispozicion për pacientët me koronavirus

3 javë më parë

MSh tregon sa shtretër janë në dispozicion për pacientët me koronavirus

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka thënë se në dispozicion për pacientët me COVID-19, janë diku 700 shtretër.

“Momentalisht SHSKUK ka shndërruar disa klinika të tjera në klinika për pacientë me COVID-19. Deri në 700 shtretër kemi në dispozicion për pacientët që do të kenë nevojë”, ka thënë Hoti.

Hoti deklaroi se tashmë edhe Spitali i Përgjithshëm i Vushtrrisë do të trajtojë pacientë me COVID-19.

Gjithashtu, ai theksoi se në javën e tretë të korrikut do të kenë në dispozicion edhe 50 mijë teste.

“Edhe Spitali i Përgjithshëm i Vushtrrisë do të trajtojë pacientët pozitiv me COVID-19. Edhe spitalet rajonale do të jenë të furnizuara me respiratorë. Në javën e tretë të korrikut do të kemi edhe 50 mijë teste, si donacion, kryesisht nga UNDP”, tha Hoti në TV Dukagjin.