MPB e Kosovës në krah të Britanisë së Madhe

3 vite më parë

MPB e Kosovës në krah të Britanisë së Madhe

Ministria e Punëve të Brendshme, në emër të ministrit, Flamur Sefaj, shpreh indinjatën e thellë për sulmin terrorist që ndodhi në Londër të Britanisë se Madhe.

“Përballë kësaj tragjedie Ministria e Punëve të Brendshme, më shumë se kurrë qëndron në krah të Britanisë së Madhe. Lufta kundër terrorizmit do të mbet prioritet i Ministrisë së Brendshme të Kosovës”, thuhet në reagimin e MPB’së.