Mourinho e do talentin premtues të Romës

3 javë më parë

Mourinho e do talentin premtues të Romës

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, po përjeton një sezon zhgënjyer te skuadra e “Spursave”, prandaj ka filluar të mendojë që tani për merkatone e  verës.

Emri i parë që dëshirohet nga portugezi është Nicolo Zaniolo.

Futbollisti i ri ka qenë dhe më herët në llupën e anglezëve, por ka preferuar të qëndrojë te Roma.

Situatat kanë ndryshuar tashmë dhe 21-vjeçari dëshiron të largohet duke parë dhe situatën e paqartë te verdhekuqtë.

La Repubblica shkruan se tekniku Jose Mourinho e do atë në skuadër për sezonin e ri. Roma kërkon rreth 70 milionë euro për lojtarin e tyre të ri, një shifër shumë e majme.

Shitja e Zanilos i shpëton nga problemet ekonomike, por anglezët nuk duan të paguajnë aq shumë.