Moti sot në Kosovë

3 muaj më parë

Moti sot në Kosovë

Kjo javë filloi me mot të butë dhe kryesisht me diell, ku edhe sot do të përcillet njëjtë kurse nga enjtja do të jetë më ftohtë, priten reshje shiu dhe bore

Prishtina Weather ka njoftuar se ditën e mërkurë do të jetë pjesërisht vranët dhe gjatë ditës me intervale me diell, kurse gjatë mbrëmjes priten reshje shiu.

Temperatura minimale pritet të jetë 3 gradë Celsius, kurse më e larta do të jetë 10 gradë Celsius.

“Ditën e mërkurë, pjesërisht vranët, e gjatë ditës intervale me diell. Vonë në mbrëmje mundësi për reshje lokale shiu. Të enjten më ftohtë dhe kryesisht vranët. Herët në mëngjes mundësi për reshje bore, e më pas reshje të përziera shiu dhe bore. Gjatë ditës reshjet pritet të pushojnë”, thuhet në njoftimin e PW

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 1-8m/s.