Moti nesër dhe pasnesër me shi, stuhi dhe rrufe

2 muaj më parë

Moti nesër dhe pasnesër me shi, stuhi dhe rrufe

Situata meteorologjike në vendin tonë ka ndryshuar.

Pas ditëve me vapë vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik.

Kjo gjendje ciklonike do të kushtëzojë mot me diell, por kjo gjendje do të ndryshoj gjatë ditës, pasi do të ketë vransira të dendura të cilat parashihen të shoqërohen me shi dhe shkarkime rrufesh.

Reshjet në disa zona të kufizuara do të shoqërohen me stuhi.

Vlera minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 17 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës nga 22 deri në 31 gradë celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi nga 1-10m/s.