Mot me diell, vranësira dhe reshje shiu për dy ditët e ardhshme
2 muaj më parëMot me diell, vranësira dhe reshje shiu për dy ditët e ardhshme
Nesër do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius.
Ndërsa të shtunën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, transmeton Klan Kosova.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë Celsius.