Mosmarrëveshja me AstraZeneca, BE do të shtrëngojë eksportin e vaksinave

1 muaj më parë

Mosmarrëveshja me AstraZeneca, BE do të shtrëngojë eksportin e vaksinave

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se do të shtrëngojë rregullat mbi eksportet e vaksinave COVID midis një mosmarrëveshje me AstraZeneca mbi një ndërprerjeje të furnizimeve të planifikuara për bllokun me 27 anëtarë.

Komisionerja e Shëndetësisë Stella Kyriakides tha se BE “do të ndërmarrë çdo veprim që kërkohet për të mbrojtur qytetarët e saj”.

Javën e kaluar, AstraZeneca i tha BE-së se po mbeste prapa në objektivin e saj të furnizimit për shkak të problemeve të prodhimit, raporton BBC.

BE-ja është kritikuar për shpërndarjen e ngadaltë të vaksinave, të cilat I blen në emër të të gjitha vendeve anëtare.

Grindja mund të ndikojë gjithashtu në furnizimet në Mbretërinë e Bashkuar të vaksinës Pfizer-BioNTech të zhvilluar nga SHBA-ja dhe Gjermania. Fabrika belge e Pfizer furnizon Mbretërinë e Bashkuar.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tha se ishte në “kontakt të ngushtë” me furnizuesit e vaksinave, transmeton Klan Kosova.

“Furnizimi me vaksina dhe dërgesat e planifikuara do të mbështesin plotësisht ofrimin e dozës së parë për të katër grupet prioritare deri më 15 shkurt”, tha një zëdhënëse e qeverisë.