“Mos rri në varrin tim duke qarë”. Poezi prekëse nga Mary Elizabeth Frye

3 javë më parë

“Mos rri në varrin tim duke qarë”. Poezi prekëse nga Mary Elizabeth Frye

Poezia e mëposhtme i kushtohet gjithë atyre që kanë përjetuar humbjen e një personi të dashur dhe shkojnë përditë në varrin e tij/saj, pasi vetëm ashtu gjejnë paqe shpirtërore duke derdhur lotë. Mirëpo, e ndërtuar në formën e një monologu, autorja merr rolin e një personi që ka ndërruar jetë dhe kërkon qëaskush të mos shkojë në varrin e saj e të mos qajë, pasi ajo nuk ka vdekur realisht.

Shpirti i saj është nënatyrë, pavarësisht se trupi i saj prehet në tokë. Ajo gjendet në çdo gjë, në erërat që fryjnë, në dritën e diellit, shkëlqimin e dëborës, në yjet e natës dhe në shiun e butë të vjeshtës. Me pak fjalë, ajo gjendet nëgjithçka dhe në paralelizëm, kështu gjendet çdo person i dashur që mund të kemi humbur. Duhet ta ndiejmë praninë e tyre në gjithçka që shohim apo ndiejmë të lidhur me ta.

Poezia në vetvete mbart shumë ndjenja dhe vetëm kush e ka përjetuar një humbje të tillë mund të arrijë ta kuptojë. Vdekja vërtet është një proces fiziologjik, ama lë pas një dhimbje që as koha nuk arrin dot ta zbehë. Duke lexuar vargjet e kësaj poezie, duhet të kuptojmë e ta bindim veten që është normale tëndiejmë dhimbje, ama edhe të kuptojmë se ne jemi energji dhe energji nuk humbet, thjesht transformohet nga një formë në tjetrën./Bota.al/

Mos rri në varrin tim duke qarë”

Mos ri te varri im e mos qaj,
Unë nuk jam aty. Nuk fle.
Unë jam një mijë erëra që fryjnë.
Unë jam shkëlqimet diamantë në dëborë.
Unë jam drita e diellit në kokërr të pjekur.
Unë jam shiu i butë i vjeshtës.
Kur zgjoheni në heshtjen e mëngjesit,
Unë jam nxitimi i shpejtë ngritës
I zogjve të qetë në fluturim të rrethuar.
Unë jam yjet e butë që shkëlqejnë natën.
Mos rri te varri im duke qarë
Nuk jam aty. Unë nuk kam vdekur.