“Mos blini bukë të prerë në rriska”, prodhuesit japin alarmin

4 muaj më parë

“Mos blini bukë të prerë në rriska”, prodhuesit japin alarmin

Shoqata e Prodhuesve të Bukës Shqipëri rekomandon që buka të mos shitet më e prerë në feta, siç jemi mësuar ta marrim atë zakonisht në dyqanet e bukës, por të shitet si një e plotë.

Avni Nela, kreu i shoqatës së prodhuesve të bukës thotë për Top Channel:

Për arsye sepse buka kur del nga furra krijon një kore të vetën. Kjo kore nuk lejon që të hyjnë agjentët e tjerë mikrobi ose diçka tjetër.

E dyta në qoftë se ne do ta presim këtë do të hyjnë shumë mikrobe brenda.

E treta kjo bukë duhet të rrijë mbi 4-5 orë të kullojë, ai klienti vjen thotë më jep një bukë të ngrohtë. Buka e ngrohtë pritet, pasi ka marrë miliona mikrobe brenda.

Në qoftë se një bukë pritet, pjesët e sharrës mbajnë mbetje dhe duke mbajtur mbetje dhe të gjitha mbetjet rrinë tek faqet e bukës. Nuk pranon mikrobi të hyjë këtu, sepse është e pjekur është kore e fortë.

Ja do ta presim një bukë për ta parë se si funksionon. Shiko sa foje sharre mori. Shiko çfarë ndodh, kjo është shumë bukë e mirë dhe mori gjithë këto mikrobe, e vumë këtu ( mbi sharrë ) në do të përdorim qesen, e vumë në qese pastaj do e marrim dhe do e vendosim tek letra. Letra ka pjesën e vet, pastaj do e kapi goca ka disa prekje me dorë të paarsyeshme.

Ne si shoqatë mundohemi t’i themi konsumatorit “merr bukë të pa prerë”