Morena pozon me të brendshme ‘Gucci’

2 javë më parë

Morena pozon me të brendshme ‘Gucci’

Këngëtarja dhe modelja nga Peja, Morena Taraku, gjatë këtyre ditëve ka qenë mjaft aktive në rrjete sociale.

Si një personazh që ndiqet nga mbi një milion ndjekës në Instagram, ajo vazhdon t’i mbajë të azhurnuar me postime të ndryshme.

Biondja kësaj radhe ka pozuar më ndryshe me flokë të gjatë e me një palë xhinse blu, të cilat në këtë imazh i ka të zbërthyera.

Ajo gjithashtu shfaqet me një palë të brendshme rozë që siç tregon janë të markës ‘Gucci’.

“Kyçi juaj është shumë i ftohtë”, ka qenë mbishkrimi i vendosur pranë imazhit tërheqës.

Komplimentet ndërkohë nuk munguan nga të famshmit që mban në këtë rrjet të popullarizuar, e po ashtu edhe nga fansat.

Morena këtë vit ka paralajmëruar disa projekte dhe njëri prej tyre pritet të lansohet së shpejti. /Telegrafi/