Mogherini, sot në Prishtinë

3 vite më parë

Mogherini, sot në Prishtinë

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, sot është në Prishtinë.

Ajo do të takohet me presidentin Hashim Thaçi në ora 09:00, e më pas, ndaras do t’i takoj edhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministrin Isa Mustafa.

Një pjesë të kohës, Mogherini e ka rezervuar për liderët e partive politike, shkruan AktivPress.

Partitë opozitare tashmë e kanë konfirmuar takimin me të.

Pasi t’i ketë kryerë takimet në Prishtinë, ajo do të vizitoj edhe Mitrovicën për të parë se si kanë shkuar punët në revitalizimin e Urës së Ibrit, meqë BE është donatore e këtij projekti.

Mogjerini pritet të largohet nga Kosova, duke e lënë Prishtinën në protestë./AktivPress