Modelja shqiptare e inspiruar nga Jennifer Lopez

11 muaj më parë

Modelja shqiptare e inspiruar nga Jennifer Lopez

Ndodh shpesh që secili prej nesh të inspirohet nga personazhet e Hollywood për stilin e të veshurit.

Por një gjë e tillë nuk u ndodh vetëm njerëzve të zakonshëm, por edhe VIP-ave, përfshirë edhe atyre në Shqipëri.

Një ndër ta është edhe modelja Suada Sherifi, e cila në llogarinë e saj në Instagram ka postuar një foto ku shfaqet e veshur me një stil krej të veçantë. Modelja shkruan se inspirimin për veshjen e saj, të shfaqur në foto, e ka marrë nga këngëtarja me famë botërore Jennifer Lopez.

Veshjen e saj, me streçe të zeza, shapka të bardha dhe një pallto mgjyrë kafe modelja Suada Sherifi e ka kombinuar me një stil krejt të veçantë flokësh të cilat i ka të mbledhura pas kokës.

Nëse bëjmë një krahasim mund të themi se ngjashmëria e modeles shqiptare me këngëtaren JLo është vërtet e madhe.

Por cilës prej vajzave të bukura i shkon më shumë ky stil? Kjo mbetet për tu vlerësuar nga ju./tch