Modelja e njohur shqiptare tregon se ka shpenzuar për një postim në Instagram

4 muaj më parë

Modelja e njohur shqiptare tregon se ka shpenzuar për një postim në Instagram

Modelja e njohur Belinda Dragoti, e cila u bë e njohur si velina e emisionit “Xing me Ermalin”, ka thënë se burrat para se ta takonin mund ta paragjykonin dhe të kishin qëllime të tjera për të, por kur e kanë takuar janë befasuar dhe kanë tërhequr mbrapsht paragjykimet apo mendimet që kishin për të.

E pyetur nëse ka një mashkull në jetën e saj, Belinda ka refuzuar të përgjigjet, ndërsa tregon se:

“Nëse dikush nuk e ka kapacitetin që të arrijë të më mbështesë dhe nga ana psikologjike tek ajo që unë kam zgjedhur, nuk besoj se do ishte diçka e mirë për karrierën time që unë të ndihem rehat me veten time sepse shoh shumë vajza që shkëputen, mbyllen nga televizioni, mbyllin Instagramet e veta dhe i lënë ëndrrat përgjysmë”.

Gjithashtu, ka treguar edhe në lidhje me Instagramin, ku shprehet se është një mënyrë e mirë për të nxjerrë fitime me produktet promocionale, ndërsa tregon se shuma më e madhe për një postim ka qenë 1.500 euro.

“Më tepër vlerësohet se sa aktive është audienca dhe sa impakt ke ti në përzgjedhjen e bizneseve që selekton për të bashkëpunuar, sa tek numri. Shumica sot blejnë, unë nuk kam blerë kurrë folloëers, por di që vajzat dhe meshkujt që bashkëveprojnë në Instagramin tim, janë shumë aktivë me diçka që unë i promovoj sepse kanë disi besim tek ajo që unë i sugjeroj. Promocioni më i shtrenjtë që kam bërë në Instagram ka qenë 1500 euro. Është postim Instagrami dhe ky mund të jetë më i shtrenjti që ka një staf profesional nga mbrapa, është video që mund të përdoret nga të gjitha rrjetet sociale të biznesit, por promovimi bëhet fillimisht në profilin tim. Unë nuk e përkufizoj veten vetëm nga numri i followers-ave sepse po ta kisha aq të rëndësishëm, tani do kisha bërë disa gjëra më shumë për t’i rritur, por e kam diçka, dua followers bio, aktivë dhe që atij biznesi që bashkëpunon me mua, unë t’ja kthej investimin që ka bërë tek unë 2-3 fish”, u shpreh Belinda. /Express Rozë