Moda e maskave

2 javë më parë

Moda e maskave

Disenjatorja nigeriane e modës, Sefiya Diejomao, pëlqen të veshë petka me ngjyra të lehta, për t’iu përshtatur personalitetit të saj. Ajo beson se pandemia globale e koronavirusit nuk duhet të pengojë mënyrën se si ajo e ndjeson stilin.

Maska që ajo vesh është bërë veshje e detyruar, teksa Nigeria përpiqet t’i vërë fre shpërhapjes së koronavirusit të ri. Me ngjyrë ari e të pikëzuara me stoli lëbyrëse diamanti, i përshtatet fustanit të saj të gjatë. “Kur del me një masë me stil, apo me një aksesor si ky, nuk duket sikur ne jemi duke u rropatur në një luftë. Duket më tepër zbavitëse”, ka thënë Diejomaoh, teksa vishet në shtëpinë e saj në Lagos, për t’u takuar me një klient, transmeton KOHA.

Shumë shtete afrikane e kanë bërë të detyrueshme për të mbajtur maska në publik, me qëllim të parandalimit të përhapjes së sëmundjes respiratore, shpeshherë fatale, të COVID-19. Dashamirët e modës në qytetet më të mëdha të kontinentit po e ndërthurin stilin e sigurinë me maska ngjyra-ngjyra, shpesh duke e bashkërenduar fabrikën me veshjet e tyre.

Shtytja për t’i bërë me stil maskat është vërejtur edhe në pjesë të tjera të botës. Në vende të tjera si Libani bizneset kanë kaluar nga prodhimi i orendive dhe veshjeve, në maska të bukura. Në Afrikë, ky trend po bëhet gjithnjë e më i përhapur ndër rrobaqepësit dhe disenjatorët lokalë, që merren me prodhimin e maskave. Disenjatorja e modës, Sophie Zinga, që jeton në Dakar, kryeqyteti i Senegalit, ka thënë se ajo ka vendosur për të krijuar maska nga pambuku organik, tekqë kishte kuptuar se në njëfarë mënyre, masat e veshjeve mbrojtëse do të jenë të nevojshme edhe për dy vjetët në vazhdim.

“Ne duhet të përshtatemi, e të jetojmë me këtë virus”, ka thënë ajo. “Si një disenjatore e modës, mendoj se ne duhet të integrojmë secilën pjesë të veshjes me maskat”, ka shtuar Zinga, që ka krijuar platformën digjitale “fashionfightscovid19.com” për maska.