Mjeku: Kosova e sotme ngjanë me arenën në Romën antike

4 vite më parë

Mjeku: Kosova e sotme ngjanë me arenën në Romën antike

Gazetari Bajram Mjeku e portretizon Kosovën e sotme me arenën e gladiatorëve në Romën antike.

“Sot, Kosova i ngjanë arenës në Romën antike, kur perandorët urdhërojnë gladiatorët për dylyftim deri në vdekje dhe detyrojnë popullin spektator t’u duartrokas përgjakjeve…”, ka shkruar ai në  rrjetin social, Facebook.

Duke i vë në pah tri pamje të shtetit, Mjeku përkujton se Kosova gjatë historisë së saj ishte si ajo zonja e rëndë, e cila derisa ecte në hollin e errët dhe të gjatë, takat e saj tundonin zemra sulltanësh e perandorësh. Sa herë ia ndollën vdekjen, sipas tij, ndodhi ringjallja e saj.

“Kur në luftën e fundit Kosova përballej me vdekjen, pak orë para se avionët e Aleancës veriatlantike të fluturonin mbi Kosovë, në kryeqytetin shqiptar në Tiranë, një poet si dikur aedët në Amfiteatrin e Butrintit parandjente: – Kosova është shtatzënë në muajin e nëntë dhe do ta pjell lirinë!”, ka shkruar Mjeku. /AktivPress