Mitrovicë: Në qytet vendosen banerë në përkrahje të Thaçit dhe Veselit

4 muaj më parë

Mitrovicë: Në qytet vendosen banerë në përkrahje të Thaçit dhe Veselit

Nëpër qytetin e Mitrovicës me moton “Çlirimtarë Mitrovica është me ju”, janë vendosur disa banerë në përkrahje të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, shkruan Jepi Zë përcjell Klan Kosova.

Nuk dihet se kush e ka bërë vendosjen e tyre në qytet.

Vendosja e tyre është bërë në përkrahje të tyre pasi që Prokurori i Dhomave të Specializuara dorëzoi propozim-aktakuzë ndaj tyre.

Ndryshe, më 9 korrik është paralajmëruar protesta nga veterantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.