Misteri i kryeministrit që u fut në det për të notuar dhe nuk doli më kurrë

3 javë më parë

Misteri i kryeministrit që u fut në det për të notuar dhe nuk doli më kurrë

Kryeministri i Australisë, Harold Holt, më 17 dhjetor 1967, doli për të notuar në det dhe nuk u kthye kurrë më.

Kjo është një nga misteret më të mëdha të të gjitha kohërave që ka vënë shumë pikëpyetje, por asnjëherë ndonjë gjë reale e cila do t’i jepte fund këtij diskutimi.

Supozohet se ai ishte fundosur dhe për nder të tij u mbajt një komemoracion në të cilin morën pjesë udhëheqës botërorë, përfshirë kryeministrin britanik Harold Wilson dhe presidentin amerikan Lyndon Johnson.

Rezultate imazhesh për harold holt

Rezultate imazhesh për harold holt

 

Por trupi i tij nuk është gjetur kurrë, duke ngritur teori qesharake, përfshirë edhe një libër që pretendon se kryeministri ishte rrëmbyer nga një nëndetëse kineze.

50 vjet pas zhdukjes së tij, karriera e politikanit progresist australian Holt u zbeh tërësisht nga natyra misterioze e vdekjes së tij. Një nga misionet më të mëdha të shpëtimit të Australisë u nis, por trupi nuk u gjet kurrë.

59-vjeçari vuajti nga problemet e zemrës, por mungesa e një trupi ka krijuar shumë legjenda.

Imazh i ngjashëm

Imazh i ngjashëm

Imazh i ngjashëm