Miss Kalifornia në SHBA, me fustanin e disenjatores kosovare

3 muaj më parë

Miss Kalifornia në SHBA, me fustanin e disenjatores kosovare

Në një aktivitet artistik të organizuar në SHBA, mori pjesë edhe Miss Kalifornia 2019, Erica Dann, e cila kishte veshur një fustan të përgatitur nga dizenjatorja kosovare Vjollca Llapashtica.

Erica Dann, ka publikuar disa foto në llogarinë e saj, duke e falënderuar Vjollcën për këtë kreacion:

”Ndër te tjerat e falënderoj disenjatoren Vjollcën që ma ka përgatitur fustanin perfekt”, ka shkruar ajo, transmeton AktivPress.

Ndryshe, Vjollca Llapashtica, prej se ka filluar punën e saj, në vazhdimësi përkujdeset për artistet me famë botërore, të cilat marrin pjesë në aktivitete me rendësi nga jeta shoqërore.