Miratohet nisma për certifikimin e produkteve vendore

3 vite më parë

Miratohet nisma për certifikimin e produkteve vendore

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar nismën për negocimin e “Marrëveshjes për Financim për Projektin e Konkurrueshmërisë dhe gatishmërisë për eksport ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.

Kjo nismë do të mbështes certifikimin e produkteve për tregje eksporti dhe përforcimin e kapaciteteve të kompanive në orientim kah eksporti.

Sipas qeverisë, realizimi i projektit do të ndikoj drejtpërdrejt në ngritjen e cilësisë së produkteve që eksportohen nga tregu i Kosovës në tregjet e jashtme./Aktivpress