Miqësia tradicionale e Kinës dhe Koresë së Veriut

3 vite më parë

Miqësia tradicionale e Kinës dhe Koresë së Veriut

Miqësia tradicionale midis Kinës dhe Koresë së Veriut përfaqëson një “pasuri të vlefshme” për dy popujt, kështu u tha në një takim të Kinës me  Korenë e Veriut.

Song Tao, i cili kryeson departamentin ndërkombëtar të Partisë Komuniste Kineze në pushtet, po viziton Phenianin për të diskutuar mbi rezultatin e Kongresit të Partisë Komuniste, në të cilin presidenti Xi Jinping rriti fuqinë e tij.

Song dhe zyrtari i Koresë së Veriut Choe folën gjithashtu për marrëdhëniet mes partive dhe vendeve të tyre.

“Ata thanë se miqësia tradicionale midis Kinës dhe Koresë së Veriut u themelua dhe do të kultivohej nga të dy vendet pasi është pasuri e vlefshme për të dy popujt”, thuhet në një deklaratë

“Të dyja palët duhet të punojnë së bashku për të nxitur zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy partive dhe dy vendeve për të përfituar popujt e tyre”.

Kina vazhdimisht ka përsëritur se e mbështet një zgjidhje diplomatike për krizën në lidhje me zhvillimin e armëve bërthamore të Koresë së Veriut./AktivPress