Ministrja e Financave shërohet nga COVID-19, merr pjesë në seancën e Kuvendit

1 muaj më parë

Ministrja e Financave shërohet nga COVID-19, merr pjesë në seancën e Kuvendit

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami është shëruar nga COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Bajrami përmes një njoftimi në Facebook, ku tha se ka pasur disa probleme shëndetësore dhe është trajtuar nga mjekët e Klinikës Infektive.

“ I falënderoj gjithë mjekët që janë kujdesur për mua dhe që kujdesen për çdo ditë për qytetarët e Republikës. Sot do të vazhdoj aktivitetin politik. Do të jem në seancën ku do të votohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike. Ligjet me rëndësi për jetën e gjithë qytetarëve duhet të na bashkojnë të gjithëve. E falënderoj secilën deputete dhe secilin deputet për votën që do ta japin sot”, ka shkruar Bajrami.

Sot do të mbahet seanca ku pritet të votohet Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike.