Ministrja Dumoshi dhe disa deputete bëjnë homazhe para Teatrit në nderim të Leze Qenës

2 muaj më parë

Ministrja Dumoshi dhe disa deputete bëjnë homazhe para Teatrit në nderim të Leze Qenës

Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi dhe deputete të tjera të Kuvendit të Kosovës kanë bërë homazhe pas vdekjes së aktores Leze Qena.

Ministrja Dumoshi tha se Leze Qena do të mbetet një ikonë, një grua e fortë e cila i theu të gjitha tabutë. Ajo ka thënë se për shkak të masave të ndërmarra nga Qeveria për parandalimin e Coronavirsit nuk mund të bëhet ndonjë organizim.

Ajo i ka shprehur ngushëllime të gjithë komunitetit artistik.

“Sot morëm lajmin e hidhur për të dhe morëm iniciativën  ta vendosim fotografinë në  Teatrit  Kombëtar.  Neser bëhet varrimi i Leze Qenës, në orën 17 në varrezat në Dragodan në Prishtinë. Kortezhi i saj do të vijë tek teatri për tek varrezat në Dragodan. Leze Qena ka merituar një organizim komemorativ mirëpo për shkak të pandemisë u detyruam vetëm të vijmë këtu t’i japim lamtumirën e fundit”, tha Dumoshi.

Homazhe kanë bërë edhe deputetet e PDK-së Blerta Deliu, Valdete Idrizi, Eliza Hoxha dhe ish-ministrja Justina Pula – Shiroka.