Ministria e Mbrojtjes hap konkurs për ushtarë

2 muaj më parë

Ministria e Mbrojtjes hap konkurs për ushtarë

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka shpallur konkurs për pranimin e rekrutëve – ushtarë aktivë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ministria ka njoftuar se konkursi do të jetë i hapur nga 10 deri më 21 gusht.

“Formularët për aplikim mund të shkarkohen në ueb-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes. Të drejtë aplikimi kanë të gjithë kandidatët nga mosha 18 – 23 vjet. Dokumentet e aplikimit duhet të dorëzohen personalisht në të gjitha kazermat e FSK-së, çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00”, thuhet në njoftim.

AKTIV PRESS