Ministri s’e pranon vendimin e Këshillit, thotë se çështja shkon në Qeveri

5 muaj më parë

Ministri s’e pranon vendimin e Këshillit, thotë se çështja shkon në Qeveri

Universiteti i Mitrovicës, Pejës dhe Prizrenit nuk do të mund të pranojnë studentë sivjet. Kjo për faktin se kështu ka vendosur Këshilli Shtetëror i Cilësisë.

Vendimi është marrë pas rekomandimeve të ekspertëve ndërkombëtarë.

Për këtë ka reaguar ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi në një deklaratë për media.

“Ky nuk është vendim i mashtit pasi agjencioni merr vendime sipas ligjeve dhe procedurave që janë në fuqi”, ka thënë Bytyqi për gazetarë.

“Dua të sqaroj disa gjëra. Këshilli Shtetëror i cilësisë kishte marrë vendim të pret sqarime shtesë nga Agjencioni Antikorrupsion që do merrte një vendim me datën 22 korrik. Vendimi i sotëm ka rënë ndesh me vendimin e vet Këshillit Shtetëror të cilësisë që u morën të premtën”, ka sqaruar Bytyqi.

Siç e dimë nga ky vendim janë prekur tre universitete publike.

“Pasi që kemi një lloj kundërshtimi të vendimeve presim që kjo çështje të adresohet në Qeveri”, ka thënë Bytyqi në fund të deklaratës së tij./Express